Hapat fals në kampionat kanë shtuar dyshimet mbi të ardhmen e Gennaro Gattusos në pankinën e Napolit, por fitorja 4-2 në Kupën e Italisë ndaj Spezias dhe kalimi në gjysmëfinale, kanë bërë që tekniku napolitan të shpërthejë ndaj mediave pas ndeshjes.
Gattuso solli në kujtesë fakitn se është hera e katërt që shkon në fazën gjysmëfinale të një kompeticioni dhe se deri tani është përballur me dëmtime të shumta, që kanë kushtëzuar ecurinë e skuadrës.
“Unë nuk jap dorëheqjen, pasi po derdh gjak për Napolin, bashkë me ndihmësit e mi dhe jemi këtu pasi mendojmë se dimë ta bëjmë këtë punë. Unë mendoj se po bëj mirë, por nëse presidenti mendon të kundërtën, atëherë mund të më largojë. U bënë 4 vite që drejtoj në Serinë A dhe askush nuk shkruan për arritjen 4 herë në gjysmëfinalet e një kompeticioni”, tha tekniku i Napolit.
Gennaro Gattuso ka fituar gjithçka në karrierën e tij si futbollist dhe u shpreh i bindur se të njëjtat suksese do t’i përsërisë edhe si trajner, teksa pranoi se me organikën që ka në dispozicion, mund të arrijë diçka më shumë se një vend në zonën Champions.
“Duket sikur nuk kemi bërë asgjë, por jemi kualifikuar në Europa League, në një grup shumë të vështirë dhe jemi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Nëse fitojmë ndeshjen e prapambetur me Juventusin, atëherë shkojmë në vendin e tretë në kampionat dhe me organikën në dispozicion, mund të pretendojmë diçka më shumë se zona Champions. Por mos harroni se Osihmen ka luajtur vetëm 6 ndeshje me ne, ndërsa Mertens mungon prej disa javësh dhe këta janë futbollistë që mund t’i shtojnë shumë repartit të avancuar. Unë kam fituar gjithçka në karrierën si futbollist dhe do ta shihni që do të përsërit të njëjtat suksese edhe si trajner”, u shpreh Gattuso.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...