Amir Rrahmani do ta bëjë paraqitjen e gjashtë radhazi si titullar për Napolin në Serie A për herë të parë që prej iu bashkua klubit gjatë verës.
Napoli e pret Bolognan në Stadiumin Diego Armando Maradona sonte në orën 20:45, në kërkim të tri pikëve që do ta afronin shumë pranë top katërshes.
Trajneri Gennaro Gattuso ka vendosur t’ia besojë kapitenit dhe përfaqësuesit të Kombëtares së Kosovës, Rrahmani, një vend në qendër të mbrojtjes, përkrah Kalidou Koulibaly, duke e lënë në stol Kostas Manolasin.
Kjo do të jetë paraqitja e gjashtë radhazi si titullar për prishtinasin.
Pas një fillimi të vështirë në klubin napolitan, pasi iu bashkua atij në verë nga Hellas Verona, duke mos pasur asnjë mundësi qoftë për të debutuar për gjashtë muaj rresht, Rrahmani duket ta ketë fituar simpatinë e trajnerit italian.
Që prej debutimit të parë si titullar në humbjen e Napolit 2:1 kundër Genoas në fillim të shkurtit, kosovari ka luajtur titullar në çdo ndeshje në Serie A.
Ai sonte do ta bëjë paraqitjen e 12 në përgjithësi në të gjitha garat për Napolin.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Ghoulam; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, L Insigne
Bologna: Skorupski; De Silvestri, Danilo, Soumaoro, Mbaye; Svanberg, Poli; Skov Olsen, Soriano, Sansone; Palacio./Express
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media