Google ADS

Gattuso flet pas fitores dramatike ndaj Chievos

17:55 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, është deklaruar pas fitores 3:2 të Milanit në ‘San Siro’ kundër Chievos.

Milan me shumë vështirësi, ka mposhtur 3:2 Chievon, me Andre Silvan që shënoi golin e fitores në minutën e 82’.

Rossonerët mirë e nisën ndeshje duke kaluar të parët në epërsi, para se Chievo në fund të pjesës së parë të shënonte dy herë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Gattusos arriti të përmbyste rezultatin,  për një fitore shumë të rëndësishme, shkruan Lajmi.net.

“Grupi nuk është i shkëlqyeshëm, sot kemi bërë disa gabime, por djemtë kanë dëshirën e duhur, mundësinë e duhur dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet”, ka deklaruar Gattuso.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme