Futbollisti i Hajdukut, Leon Dajaku është dënuar për reagimin e tij të pas largimit nga loja në xhiron e fundit të kampionatit kroat.
Trajneri i klubit të Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso, siç raportohet nga mediumi Index Hr, ka urdhëruar që Dajaku të paguajë darkën për të gjithë ekipin në mbledhjen e radhës për të shlyer aktin e tij.
Pas largimit nga loja në ndeshjen ndaj Slaven në minutën e 57-të, me epërsi 0:2, Dajaku i inatosur mori një shishe me ujë dhe e hodhi në stol.
E kapën edhe kamerat televizive. Sulmuesi kosovar është dashur të flasë me trajnerin e Hajdukut. Gattuso shpjegoi se ai nuk ishte vërtet i nervozuar me të, por me veten dhe disa nga gabimet dhe lëshimet e tij në lojë.
Kujtojmë se edhe Gattuso gjatë karrierës së tij ka pasur momente të tilla, pasi ka qenë temperament, sa ka qenë futbollist./Arbresh.info
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...