Milani vuan të marrë rezultate, teksa në kampionat rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në Europa League.
Të mërkurën kuqezinjtë do të diskutojnë çerekfinalet e Kupës së Italisë përballë Interit, ndërsa për Gennaro Gattuson kjo ndeshje vjen në momentin e duhur.
“Të luash derbin e Milanos, për lojtarët e mi është si të luash një finale Botërori. Mendoj se ky takim vjen në momentin e duhur për ne, pasi të gjithë jemi gati të luajmë dhe të sakrifikohemi dhe dua të shoh shpirtin e vërtetë të kësaj skuadre”, është shprehur Gattuso, citon SuperSport.
Interi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë, të paktën deri pas sfidës ndaj Juventusit në Allianz Stadium, sepse në dy takimet e fundit ka dalë pa pikë në kampionat.
Në derbin e Serie A, Mauro Icardi shënoi tri herë, ndërsa Gattuso tregon se e ka gati strategjinë se si të mposhtë zikaltrit.
“Nuk do të ketë asnjë markim special për Icardin, por vetëm markim zonal. Pika më e fortë e Interit janë krahët, ndaj ne duhet të bllokojmë Candrevan dhe Perisicin dhe këtë duhet të bëjmë për 90 minuta, jo vetëm për 25-30, siç kemi bërë në ndeshjet e fundit”, ka thënë trajneri i Rossonerëve.
Gattuso vlerësoi edhe rikthimin e Susos për derbin, pasi spanjolli është nga ata lojtarë që mund ta zgjidhë i vetëm një ndeshje.
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë