Google ADS

Gattuso: Çdo ditë ka spekulime rreth të ardhmes time

16:40 | 31 Korrik 2018
Arbresh Info

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka pranuar se spekulimet rreth të ardhmes së tij në klub ndikojnë tek lojtarët, por ai është mësuar ndaj raporteve që sugjerojnë se ai mund të shkarkohet.

Ish trajneri i Chelseas, Antonio Conte, thuhet të jetë duke u përgatitur për të zëvendësuar Gattuson në San Saro pas arritjes së Leonardos si drejtor i ri sportiv, transmeton portali arbresh.info.

“Kam dëgjuar se çdo ditë që këtu flitet se unë do të humbas punën”, ka thënë Gattuso në një konferencë për shtyp. “Ajo që ka rëndësi është të japësh më të mirën, më pas vendimi do të merret nga kushdo që e përfaqëson klubin”

“Djelmoshat janë gjithmonë në telefonat e tyre. Ata shikojnë në internet, ata lexojnë gjithçka dhe flasin me pronarët”

“Kështu ka qenë edhe gjatë kohës time gjithashtu. Deri të mbyllet merkato e transferimeve, njerëzit do të flasin gjithmonë dhe kjo sjell humor të keq”

“Sulmuesit shqetësohen mos do të vije ndonjë sulmues, mesfushorët shqetësohen se një tjetër mesfushor do të arrijë”

Milani thuhet se ka rënë dakord për të nënshkruar me sulmuesin Gonzalo Higuain një marrëveshje në formë huazimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme