Google ADS

Gattuso beson se AC Milani nuk mund të refuzohet nga askush

13:23 | 4 Gusht 2018
Arbresh Info

Gennaro Gattuso beson se nënshkrimi me Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldaran shfaq që AC Milani nuk ka humbur prestigjin e tyre.

“Rossonerët”, që përfunduan në pozitën e gjashtë në Serie A sezonin e kaluar, kanë blerë dyshen e Juventusit të enjten si pjesë e marrëveshjes që përfshinte gjithashtu Leonardo Bonuccin, i cili siguroi rikthimin te ish klubi i tij, transmeton portali arbresh.info.

Gattuso beson se përforcimi i skuadrës me këta dy yje reflekton pozitivisht në statusin e klubit.

“Këto transferime janë për lojtarë të rëndësishëm. Mattia është një lojtar shumë i rëndësishëm, Gonzalo e dimë të gjithë”, u ka thënë trajneri i Milanit gazetarëve.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është t’i bëjë që të ndihen si në shtëpi. Kam folur shumë me Higuainin dhe beson se fakti që ai është duke ardhur këtu është një arsye për të qenë krenar”

“Kur unë flas me lojtarët që i gjej është për shkak të historisë që ka Milani, është e vështirë për lojtarët që t’i thonë jo nuk dua që të vijë këtu. Të gjithë duan të vijnë këtu, askush nuk mund të thotë jo”

Milani dështoi këtë javë të siguroj shërbimet e mesfushorit Arturo Vidal, i cili finalizoi transferimin e tij nga Bayern Munichu në Barcelonë.

Sidoqoftë, Gattuso ka shpjeguar se për shkak të “pengesave financiare”, kjo marrëveshje nuk ishte e mundur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme