Gennaro Gattuso nuk është deklaruar i lumtur me paraqitjen e Milanit, pavarësisht fitores 3:0 ndaj Empolit.
Milan ka shënuar fitore 3:0 në ‘San Siro’ në ndeshjen hapëse të javës së 25-të të Serie A.
Me këtë fitore, Milan forcon pozitën e katërt, duke dhënë sinjal të mirë se është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve.
“Tri pikët nuk ishin të sigurta, Bakayoko dhe Paqueta nuk duhej të luanin, por kanë shtrënguar dhëmbët”, u shpreh Gattuso.
“Interpretimi i ndeshjes në pjesën e parë nuk më ka pëlqyer aspak. Qarkullonim topin, por nuk i shkaktonim asnjë problem Empolit. Jam zemëruar shumë”.
“Në pjesën e dytë kemi filluar të lëvizim më shumë. Mund të them se pjesën e parë e kemi luajtur me frena dore. Ne duhet të tregohemi të aftë të përfshijmë edhe publikun në ndeshje”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...