Edhe pse kanë arritur tri fitore radhazi në Serie A për herë të parë pas një viti, trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso, nuk beson që “Rossonerët” meritojnë të komplimentohen dhe pranon që ai është i zemëruar kur dëgjon për komentet pozitive.
Ndeshja e tyre e fundit kundër Udineses përfundoi baras dhe kjo mund të jetë hera e parë që nga prilli i vitit 2014 që Milani ka fituar katër ndeshje radhazi, por Gattuso nuk pranon t’iu jep ende lëvdata lojtarëve të tij, transmeton portali arbresh.info.
“Zemërohem kur dëgjoj komplimente për ne”, ka thënë Gattuso. “Thjeshtë, shikoni në tabelë”
“Për fanellën që ne veshim dhe kualitetin e skuadrës ne duhet të shikojmë në tabelë, ne mund të bëjmë më shumë”
“Ne duhet t’i vendosim këto komplimente në një anë tjetër dhe të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe një ndjenjë përkatësie”
Milani do të përballet në ndeshjen e ardhshme me SPAL-in që është në luftë për zonë të dëbimit dhe trajneri i tyre nuk lejon që ata të bëjnë lëshime.
“Nuk mund të përballojmë nënvlerësimin e ndonjë klubi”, shtoi ai.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...