Presidenti i UFC-së, Dana White ndjehet optimist se mund ta bind Khabibin të rikthehet edhe për një luftë të fundit në oktagon, kur dyshja të zhvillojë bisedimet.
Khabib konfirmoi pensionimin shokues në tetor, pasi mposhti Justin Gaethjen në UFC 254, transmeton Periskopi.
Ishte lufta e parë që prej kur ai humbi babain, Abdulmanan, i cili vdiq në moshën 57-vjecare në korrik nga koronavirusi.
Por para kësaj, Khabib kishte deklaruar se plani i tyre ishte të pensionohej me 30 lufta mbi supe.
Dhe me 32-vjecarin që është vetëm një fitore larg që ta arrijë këtë numër, White ka shprehur optimizëm se Khabib do të rikthehet edhe një herë të fundit.
Ai u shpreh për BT Sport: ”Mendoj se babai i tij dëshironte që ai të arrinte rekordin 30-0, dhe ai dëshiron ta arrijë këtë pasi e di se babai i tij e dëshironte këtë.
”Por do të shohim. Ai dhe unë do të takohemi muajin e ardhshëm për të biseduar. Ai mund të mos dëshirojë të luftojë. Nuk e di përgjigjen e kësaj.
”Por jam pak optimist se mund të flas dhe ta bind.” /Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...