Pas mbylljes së sezonit, i gjithë fokusi i klubeve të futbollit kthehet te merkato, me Inter-in që ka gati operacionin “fshesa”.
Mediet italiane bëjnë me dije se klubi “zikaltër” do të largojë pesë lojtarë përpara nisjes së sezonit të ri.
Alexis Sanchez, Davy Klassen, Emil Audero, Juan Cuadrado dhe Stefano Sensi u është treguar “dera” nga Inter-i, me të pestë lojtarët që largohen me parametra zero.
Vetëm sulmuesi kilian u aktivizua më shumë nga trajneri Simone Inzaghi në sezonin e sapo përfunduar, por pavarësisht se ai dhuroi disa shkëndija, vështirë se mund të rinovojë kontratën.
Klassen, i cili erdhi nga Ajax, ishte një zhgënjim i madh, dhe Inter nuk ka ndërmend të shpenzojnë 7 milionë euro për Audero-n.
Cuadrado dhe Sensi janë gjithashtu jashtë, me këtë të fundit që ka admirues në Amerikë.
Stefano Sensi do të largohet nga “zikaltërit” pas një sezoni me pak minuta në fushë edhe për shkak të pranisë së shumë mesfushorëve në skuadrën e Inzaghi-t./SS
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...