Atalanta ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Romës të hënën mbrëma me rezultat 3-1.
Ka qenë një ndeshje shumë e mirë e vendasve, por në 12 minutat e fundit të ndeshjes ata mbetën pa mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti i cili u lëndua.
Qendërmbrojtësi shqiptar mori një goditje, por që ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.
Pas ndeshjes trajneri Gian Piero Gasperini ka thënë se ekziston rreziku të ketë edhe thyerje në gishtin e këmbës.
“Mendoj se Gjimshiti mori një goditje të fortë në gishtin e madh të këmbës. Duhen testet për të provuar nëse bëhet fjalë për thjesht një goditje apo nëse kemi të bëjmë me një thyerje. Në ditët në vijim do ta shohim, por rreziku ekziston”, u shpreh Gasperini, shkruan telegrafi.
Ky sezon ka qenë me shumë ulje e ngritje për Gjimshitin, pikërisht për shkak të lëndimeve të cilat nuk e lejuan mbrojtësin të kishte vazhdimësinë e sezoneve të kaluara.
Këtë sezon, Gjimshiti është aktivizuar në 17 ndeshje të Serie A me fanellën zikaltër.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë