Google ADS

Gasperini: Do të luajmë sikur të kishte dalë 0-0 ndeshja e parë, e kemi të qartë se në futboll ndodhin përmbysje

18:29 | 17 Prill 2024
D.H

Atalanta nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit në kuadër të çerekfinales në Europa League.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini foli lidhur me ndeshjen rezultat nga ndeshja e parë dhe synimet e skuadrës së tij në Europa League.

Ai tha se në futboll ndodhin përmbysje brenda pak minutave por skuadra e tij do të luajnë sikur ndeshja të ishte 0-0 pasi Liverpooli është ekip madhështor.

“Do të luajmë sikur të kishte dalë 0-0 ndeshja e parë, është një gabim që nuk duhet ta bëjmë nëse mendojmë për rezultatin në Angli. Liverpooli është një skuadër madhështore, ndër më të fortat në botë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Duhet të zbresim në fushë me mendimin për të shënuar. E kemi të qartë se në futboll ndodhin përmbysje edhe brenda pak minutave. Do të marrim një nxitje të madhe nga tifozët, ka shumë emocione në qytet”, tha Gasperini.

Gasperini komentoi misionin e Atalantës në Europa League, teksa ka një premtim edhe për fansat e skuadrës.

“Ai që dukej si një mision i pamundur, tani është i mundur. Edhe pse është ende e vështirë… Ne besojmë te kualifikimi. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm dhe të lumtur të sezonit.Nëse kualifikohemi do t’u hedh tifozëve xhaketën tim”, shtoi tutje ai.

Ndërkohë në fund trajneri nga Bergamo tha se janë gati për këtë ndeshje të madhe për ta ku e cilëson si një ndeshje historike për Atalantën.

“Liverpooli ka një identitet të veçantë. Dhe unë pres të përballemi me versionin e tyre më të mirë. Ata janë gati për një ndeshje të madhe, ndërkohë që ne duhet ta fokusojmë në kokë që Liverpooli mund të mposhtet. Është një ndeshje historike për Atalantën”, u shpreh trajneri i ekipit nga Bergamo.

Kujtojmë se Atalanta ka epërsi 3-0 nga ndeshja e parë që e fitoi në Anfield Road, por Liverpooli është një ekip që di të bëjë kthesa të madhe dhe shquhet për këtë.

Andaj pritet të jetë një super ndeshje finale para finales./Arbresh.info/

 

Të ngjashme