Ish-trajneri i Valencia, Gary Nevilla ka zbuluar si ia doli të ndalojë dy sulmuesit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale në vitin 2016.
Legjenda e Manchester United ishte në stolin e Valencia për një sezon dhe ia doli të fitojë një pikë kundër Real Madridit që në krye kishte Rafa Benitezin, transmeton portali arbresh.info.
Neville shpjegoi taktikat e ndeshjes, e cila ishte ta rrisin barin e fushës në mënyrë që Bale dhe Ronaldo të mos mundën të driblojnë apo të vrapojnë shumë.
“Barazimi 2-2 me Realin ishte natë e pabesueshme. Rafa Benitez ishte trajner i Realit dhe ishte ndeshja e fundit pasi u shkarkua”.
“Çfarë me kujtohet ishte taktika që ta lejojmë barin të rritet dhe të mos e ujisim fushën në mënyrë që topi nuk do shkonte larg dhe shpresonim t’i ndalonim Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale”.
“Ishte si fusha e bujkut. Cristiano erdhi me tha nuk është e drejtë, prijeni barin. I thashë absolutisht nuk ka shanse. Nuk kishte shanse të driblonin atë natë”, shpjegoi Neville për Sky Sports.
Kujtojmë se Neville momentalisht nuk është në stolin e ndonjë skuadre./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...