Google ADS

Gary Neville tregon pse Man Utd duhet të nënshkruaj me Gareth Bale

16:49 | 1 Qershor 2018
Arbresh Info

Sipas Gary Neville, Manchester United duhet të nënshkruaj me sulmuesin Gareth Bale sepse uellsiani është në gjendje për të performuar në ndeshje të mëdha.

28-vjeçari ka fituar katër trofe në Ligë të Kampionëve qysh pasi iu bashkua klubit në vitin 2013 dhe ka shënuar padyshim golin më të mirë në histori të këtij kompeticioni në fitoren në fund të muajit të kaluar kundër Liverpoolit me rezultat 3 me 1, transmeton portali arbresh.info.

“Kam shumë admirim për të si lojtar”, ka thënë  fillimisht Neville. “Do doja të shoh Messin duke luajtur për United apo Ronaldon apo Neymarin apo të gjithë këta lojtarë, por e vërteta është se ata duhet të duan që të vijnë në klub”

“Kjo është pyetje që duhet shtruar. Nëse ai dëshiron të vijë në United, padyshim se po, sepse ai është një lojtar fantastik dhe që e ndryshon lojën”

“Për mua, çdo top klub është duke kërkuar për atë që lojtar që e bënë dallimin, i cili mund të performoj në ndeshje të mëdha”

E ardhmja e Bales në Madrid është në dyshime pasi lojtari ka lënë të kuptohet pas fitores në Kiev se mund të largohet nga klubi në mënyrë për të siguruar pozitë startuese./arbresh.info/

Të ngjashme