Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka konfirmuar se mbrojtësi Gary Cahill është liruar nga spitali të enjten.
Reprezentuesi i Anglisë shpenzoi të martën edhe të mërkurën në spital për shkak të disa problemeve me stomak, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, trajneri i liderit në Premierë Ligë tani konfirmon se Gary është duke u ndierë më mirë.
Italiani shpjegon gjithashtu se Cahill nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme kundër Tottenhamit.
Skuadra në ‘Stamford Bridge’ luan ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të ‘FA Cup’ ndaj “Spursëve” këtë të shtunë./arbresh.info
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot