Gareth Southgate ka sfiduar lojtarët e tij te Anglia për të pasur një rekord të 100 për qind në ndeshjet kualifikuese në mënyrë që t’i rrisin shanset për të ngritur trofeun vitin e ardhshëm.
Gjatë një takimi në St George Park, trajneri i ka thënë skuadrës së tij se një rekord perfekt do të ishte tepër i rëndësishëm në shpresat e skuadrës së tij për tu bërë kampion evropian, transmeton portali arbresh.info.
UEFA ka ndryshuar sistemin e saj për finalet dhe rezultatet në ndeshjet kualifikuese tani do të vendosin kombëtaret në renditje. Anglia, si njëra nga skuadrat nikoqire, do të dëshironte të siguronte top pozita në mënyrë për t’iu shmangur përballjeve me skuadrat si Franca dhe Belgjika.
Fitorja e katër ndeshjeve kualifikuese mund t’i garantoj gjithashtu atyre që të luajnë të gjitha tri ndeshjet e grupeve në Wembley. Pra, Southgate u ka përcjellur këtë mesazh të rëndësishëm lojtarëve të tij për të fituar gjashtë ndeshjet e mbetura në Grupin A – duke nis atë kundër Bullgarisë të shtunën dhe Kosovës tri ditë më vonë.
Southgate ka ngjallur dyshime te lojtarët e tij se kush mund të jetë startues në Wembley duke ndryshuar personalin gjatë seancave në stërvitje.
Harry Kane dhe Raheem Sterling duken në pozitë të mirë për sulm, Jordan Henderson dhe Harry Winks mund të luajnë në mesfushë teksa Michael Keane shpreson të zgjedhet para Joe Gomez për të qenë partner i Harry Maguires në qendër të mbrojtjes./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...