Gareth Bale nuk largohet nga Real Madrid-i

18:47 | 26 Prill 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale nuk dëshiron të largohet gjatë verës.

Uellsiani ishte afër për tu transferuar në kampionatin kinez, verën e kaluar, por në momentin e fundit marrëveshja u prish, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Mundo Deportivo, Bale nuk dëshiron të largohet nga klubi dhe do qëndrojë edhe për një sezon.

Thuhet se Zidane nuk e dëshiron Bale në skuadër, kontrata e të cilit skadon në verë të vitit 2022.

Por, Bale ia ka bërë me dije klubit se nuk do largohet dhe do refuzojë të gjitha negociatat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme