Google ADS

Gareth Bale nuk dëshiron që Reali të shes mesfushorin Luka Modric

08:29 | 20 Korrik 2017
Arbresh Info

Gareth Bale ka kërkuar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, të mos shes Luka Modricin.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me largimin nga Bernabeu pasi performancat e tij pësuan një rënie në javët e fundit të sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi ka opsione alternative për yllin kroat në qendër të mesfushës, pasi Toni Kroos është në top formë derisa lojtarët e tjerë si Mateo Kovacic dhe Cesemiro duken si yjet e së ardhmes.

Luka Modric është thënë se do të largohet nga Real Madridi
Luka Modric është thënë se do të largohet nga Real Madridi

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ madje raporton që AC Milani dëshiron të transferoj Luka Modricin në San Siro. Por, Gareth Bale kërkon që ish bashkëlojtari i tij te Tottenhami të mos largohet nga Madridi.

Raporti i gazetës së lartpërmendur shton që Bale ka bërë shumë të qartë dëshirën e tij te presidenti i klubit.

Mesa duket pala janë ende shokë të ngushtë që nga koha e tyre në White Hart Lane dhe prandaj ylli uellisan nuk dëshiron të shes atë./arbresh.info

Të ngjashme