Real Madridi raportohet se është informuar nga Gareth Bale se bashkëlojtari i tij në Bernabeu, Borja Mayorl, dëshiron të largohet.
Mayoral është një produkt i akademisë së gjigantit në La Liga dhe deri tani ka bërë 22 paraqitje qysh pas debutimit në muajin tetor të vitit 2015, transmeton portali arbresh.info. Ai ka shijuar vetëm 119 minuta në fushë këtë sezon, megjithëse Karim Benzema dhe Cristiano janë të preferuar për linjën frontale.
Raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Mayoral dëshiron të largohet këtë muaj qoftë në një marrëveshje të përkohshme apo edhe të përhershme.
Bale supozohet se ia ka përcjellur këtë mesazh klubit para se sulmuesi të shkonte për të zgjidhur problemin me presidentin Florentino Perez.
Bazuar në ‘Diario Gol’, Bale i ka thënë klubit se Mayoral dëshiron të largohet për shkak se “nuk mund ta duroj me Zidanen”. Kjo është përcjellur më pas nga Mayoral që kërkoi nga Perez ta largoj atë nga klubi duke e dërguar atë në formë huazimi te një kohë ose ta shes në këtë merkato, transmeton portali arbresh.info.
Një numër i madh klubesh në Evropë thuhet se janë duke u sillur rreth 20-vjeçarit dhe janë të lumtur për t’i dhënë kohë në fushë atij.
Megjithatë, Mayoral mund të ndalet nga trajneri Zinedine Zidane që të mos largohet nga Real Madridi.
Francezi ka një numër të limituar opsionesh për të luajtur në mesfushë. Kjo mund të bëjë që ndonjë marrëveshje për transferim nga klubi të dështoj dhe lojtari të vazhdon qëndrimin në Bernabeu.
Mayoral nuk është lojtari i vetëm i zemëruar këtë sezon nën udhëheqjen e Zidanes. Dani Ceballos dhe Marcos Llorente gjithashtu janë duke kërkuar minuta më shumë në fushë./arbresh.info/
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...