Gareth Bale në Manchester United, arrihet marrëveshja

17:31 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Manchester Unietd ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin Gareth Bale, i cili pritet të largohet nga Real Madridi për transferim në Old Trafford në fund të sezonit.

Ish ylli i Tottenham Hotspurit ka pasur probleme të shumta me lëndime gjatë karrierës së tij në Bernabeu dhe tani duket se do të largohet nga skuadra nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.

Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Jose Mourinho ka arritur një marrëveshje me superyllin dhe tani ka bindur drejtorët e United për të transferuar reprezentuesin uellsian.

Real Madridi është duke kërkuar 90 milionë euro për anësorin, por “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë vetëm 60 milionë për 28-vjeçarin.

Florentino Perez është duke kërkuar atë tarifë pavarësisht problemeve me lëndime që Bale ka pasur.

Reprezentuesi uellisan ka luajtur vetëm në 11 ndeshje këtë sezon për fituesin e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve./arbresh.info/

Të ngjashme