Google ADS

Gareth Bale në konflikt me trajnerin

21:26 | 20 Shkurt 2018
Arbresh Info

Gareth Bale dhe Zinedine Zidane raportohet se nuk e shohin njëri-tjetrin “sy me sy” pas një numri të madh paraqitjesh të dobëta nga ylli i Real Madridit.

Kështu beson eksperti i futbollit spanjoll Sid Lowe, transmeton portali arbresh.info.

Bale ka pasur një sezon indiferent te Real Madridi për shkak të lëndimeve të vazhdueshme që nuk i kanë lejuar të jetë rregullisht pjesë e skuadrës spanjolle. Në krahasim me sezonin e kaluar ku ata fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, Real Madridi ka pësuar në rënie të dukshme këtë sezon.

Vëmendja është kthyer te çështja pse Bale është lënduar kaq shpesh, gjë që e ka lënë trajnerin Zinedine Zidane në mungesë të njërit nga lojtarët kryesor. Zidane ka ngurruar për të diskutuar rreth problemeve me lëndime të Bales por pakënaqësia e tij ka qenë e dukshme.

Në pesë paraqitjet e fundit, Bale ka dështuar për të shënuar dhe ndikimi i tij në ndeshje ka qenë tepër i vogël.

Kur është pyetur rreth problemeve të Bales, Lowe ka thënë se 28-vjeçari nuk ka impresionuar aspak në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit, kundër Paris Saint Germainit dhe Real Betisit.

“Duke marrë parasysh çështjen ndërmjet tyre, besoj që ekziston një mosmarrëveshje mes tij dhe Zidanes, por ata nuk janë plotësisht të dashur për njëri tjetrin për momentin dhe nuk shihen sy me sy me njëri tjetrin”, ka shtuar Lowe.

“Ju si një lojtar mund të fitoni zemrën e trajnerit, në këtë lloj skenari, nëse nuk ekziston një tërheqje natyre, atëherë këtu nuk ndonjë argument”

Real Madridi do të luaj kundër Leganes nesër dhe në rast të fitores ata do të sigurojnë pozitën e tretë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme