Google ADS

Gareth Bale në bisedime me Interin

15:47 | 24 Prill 2018
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale raportohet se është takuar me reprezentuesit e Interit për të diskutuar një transferim të mundshëm gjatë verës.

Reprezentuesi uellsian është duke kaluar një sezon të vështirë në Spanjë ku është ndjekur nga një numër i madh lëndimesh ndërkohë që trajneri Zinedine Zidane ka bërë ndryshime të shumta në formacion, transmeton portali arbresh.info.

Bale është këshilluar të kërkoj transferimin larg nga La Liga në fund të sezonit dhe Interi thuhet të jetë njëri nga klubet që udhëheq garën për të siguruar shërbimet e tij.

Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, bisedimet ndërmjet Bales dhe skuadrës italiane tashmë janë zhvilluar.

Ish sulmuesi i Tottenhamit është kërkuar gjithashtu për rikthim në Premierë Ligë te Manchester United, por “Djajtë e Kuq” besohet se tani kanë zbehur interesimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme