Gareth Bale, të cilit i përfundoi kontratën me Real Madridin, iu dha titulli Anëtar i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike për shërbimet e tij në futboll. Ai u nderua me këtë çmim nga Mbrëtëresha e Anglisë, Bale tha se ndjehet shumë i nderuar.
“Kam filluar në një akademi në moshën 9-vjeçare dhe futbolli është një pjesë përcaktuese e identitetit tim. E njoh privilegjin që kam qenë në gjendje të bëj atë që dua dhe momentet, përvojat, arritjet dhe kujtimet e shumta që më ka dhënë futbolli. Shpresoj se kam qenë në gjendje të përgjigjem. Futbolli është jeta ime dhe jam thellësisht i nderuar që jam dalluar nga Mbretëresha”, tha ai. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit