Gareth Bale mungon në El Clasico?

08:27 | 22 Prill 2017
Arbresh.info

Gareth Bale mezi po e pret El Clasicon e së dielës në Bernabeu.

Uellsiani është i vendosur që të kthehet në ndeshjen kundër Barçës, por Zinedin Zidane nuk dëshiron që të rrezikojë, pasi anësori është duke marrë veten nga lëndimi, shkruan Mundo Deportivo, transmeton portali arbresh.info.

Bale konsiderohet të jetë në gjendje të mirë fizike, por mjekët e klubit kanë paralajmëruar që lojtari mund të lëndohet më shumë nëse kthehet para kohe.

Megjithatë, Bale mund të mos dëgjojë mjekët, sepse është i vendosur të luajë kundër Barcelonës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme