Gareth Bale raportohet se do të vazhdojë në Real Madrid të paktën deri në janar pasi iu anulua transferimi në Superligë të Kinës.
Uellsiani është informuar nga Zinedine Zidane se nuk është pjesë e planeve të tij në Bernabeu sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Transferimi te Jiangsu Suning, ku lojtari mund të kishte fituar 1 milionë euro në javë, dështoi në minutën e fundit pasi Real Madridi kërkoi një tarifë transferimi prej rreth 20 milionë funta.
Bazuar në AS, Bale ka bërë të qartë se është i gatshëm për të vazhduar në Bernabeu pavarësisht se Zidane nuk ka ndërmend të vendos më atë në fushë.
Trajneri i ‘Los Blancos’ mendon t’i jap shanse më shumë sulmuesve të rinj si Vinicius Junior, Mariano dhe Rodrygo.
Bale është rikthyer në stërvitje te skuadra në La Liga dje pasi Zidane deklaroi se uellsiani nuk ishte i gatshëm para disfatës së Real Madridit kundër Tottenhamit në Kupën Audi./arbresh.info/
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki