Gareth Bale i ka thënë Real Madridit t’i dëgjojë ofertat nga Manchester United.
Bale ka shkëlqyer në La Liga por ka pasur probleme me kohën në formacionin startues në fund të sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info. Zinedine Zidane ka preferuar të inkuadroj më shumë Iscon në rolin e sulmuesit derisa Bale ishte një pjesë të madhe të kohës në bankinë.
Nëse Real Madridi nënshkruan me sensacionin Kylian Mbappe, Bale do të ketë edhe më shumë të kufizuar kohën e tij në fushë.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që Paris Saint Germain ka kërkuar të informohet rreth disponueshmërisë së Gareth Bale. Sugjerohet që Real Madridi dëshiron të transferoj atë te Parisi sepse kjo menjëherë do në ndikonte te gjiganti në Liga 1 në transferimin e Mbappes.
Por agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnetti ka thënë se nuk do të lejojë klientin e tij të transferohet në Francë.
Gazeta e lartpërmendur shton që atij i është dhënë drita e gjelbër për transferim te klubi në Old Trafford.
Real Madridi ka paguar 85 milionë funta për të siguruar transferimin e tij në verën e vitit 2013. Ai thuhet se mund të jetë në dispozicion për 70 milionë funta këtë verë.
Manchester United kanë nënshkruar këtë verë vetëm me mbrojtësin Victor Lindelof nga Benfica. Ata janë gjithashtu afër marrëveshjes 75 milionëshe me sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku./arbresh.info
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...