Gareth Bale i ofrohet PSG-së nga Real Madridi

18:02 | 30 Prill 2019
Arbresh Info

Real Madridi i ka ofruar sulmuesin Gareth Bale gjigantit Paris Saint Germain.

Kështu pretendoi eksperti i futbollit spanjoll Eduardo Inda duke folur për El Chiringuito, transmeton portali arbresh.info.

“Të shohim nëse kanë fat dhe nëse ata mund të vendosin atë në Paris Saint Germain”, ka fillimisht thënë Inda.

“Skuadra e sheikut duket të jetë shumë e interesuar. Në Madrid nuk ka pengesa për të kryer këtë operacion”

Gjiganti francez nuk e ka refuzuar ofertën, por kanë informuar Real Madridin se ata duhet të presin deri në momentin kur të marrin një vendim në lidhje me marrëveshjen për të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme