Gareth Bale do të qëndrojë jashtë fushe edhe në vizitën e së shtunës te Athletic Bilbao për shkak të një problemi në pulpë të këmbës që mori në ndeshjen e së martës kundër Fuenlabradas.
Bale u inkuadrua në fushë në ndeshjen në kuadër të Kupës së Mbretit kundër skuadrës së kategorisë së tretë që përfundoi me rezultat 2 me 2, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ai nuk është stërvitur me bashkëlojtarët e tij dhe traneri Zinedine Zidane ka refuzuar të flas rreth datës së rikthimit të sulmuesi uellsian.
“Nuk është asgjë serioze, është diçka shumë e vogël, por si gjithmonë ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë”, ka thënë Zidane sot (e premte) në konferencën për shtyp.
Bale është përballur me lëndime të shumta qysh pas transferimit në Bernabeu dhe ka arritur të jetë në dispozicion për 90 minuta lojë vetëm katër herë vitin e kaluar për kampionin evropian./arbresh.info/
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bahamas: Ministrat Gërvalla dhe...
Kurti: Qëllimi ynë nuk është që të veprojmë kundër këshillav...
Para mbledhjes së Asamblesë së OKB-së, shqiptarët në New Yor...
Kurti pas arritjes në New York: Pres të takohem me liderë të...
Kylian Mbappe më në fund bëhet edhe pronar i një klubi
Ambasadori britanik pas takimit me Konjufcën, thotë se kanë ...