Ylli i Real Madridit, Gareth Bale është i hapur për një kthim në Ligën Premier, pikërisht te ish-skuadra e tij, Tottenham Hotspur.
Bale ka vuajtur të gjej formën e vazhdueshme që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu para katër viteve.
Megjithatë, lëndimet e shumta e penalizuan yllin e Uellsit të tregoj vetën, ku në shumë raste ishte edhe jashtë fushave të blerta për disa muaj.
Kështu, presidenti i Realit, Florentino Perez po konsideron shitjen e Bale gjatë verës së ardhshme.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, vendimi i Perezit vjen për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme me dëmtimet.
Bale duke iu gëzuar një goli në Ligën e Kampionëve (Twitter/Real Madrid)
Don Balon thekson se një kthim në White Hart Lane te Spursat, klubi që la në vitin 2013, do të ishte më tërheqës ndaj 28-vjeçarit.
Por, një transferimi i Bale nga Tottenhami nuk do të jetë i lehtë pasi ka konkurrencën e fortë nga skuadrat e mëdha angleze.
Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë tentuar të nënshkruajnë Bale në të kaluarën dhe ende e kanë në radar, por anësori preferon të luajë në Wembley nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.
Bale thuhet të jetë i ngazëllyer për një kthim të mundshëm te Tottenhami, pasi me ndërtimin e një stadiumi të ri klubi janë duke kërkuar edhe titullin dhe llogariten si njëri nga pretendentë të vërtetë për ta fituar atë.
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...