Gareth Bale do të mungojë në ndeshjen e tij ribashkuese në Ligë të Kampionëve me Tottenhamin pasi është përjashtuar për një muaj për shkak të pulpit të shqyer.
Ylli i Real Madridit dhe Uellsit, i cili do të humbas edhe ndeshjet e ardhshme kualifikuese në kuadër të Kampionatit Botëror kundër Gjeorgjisë dhe Irlandës, është në dyshime edhe për ndeshjen e play-offit për “Rusia 2018” me kombëtaren e tij në mes të muajit nëntor, transmeton portali arbresh.info.
Bale u lëndua në fitoren e Real Madridit në Ligë të Kampionëve kundër Borussia Dortmundit të martën e kaluar.
“Pas dialogut me Real Madridin, Bale është dërguar për skanim dhe rezultati konfirmoi se ai nuk mund të jetë i gatshëm për lojë”, shkruan Uellsi në deklaratën e lëshuar.
Në përgjithësi, Bale pritet të mungojë në shtatë ndeshje për klubin./arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare