Google ADS

Gareth Bale hedhë poshtë raportet për largim nga Real Madridi

23:51 | 8 Gusht 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka hedhur poshtë sugjerimet që mund të largohet nga Bernabeu këtë verë duke insistuar se nuk është duke dëgjuar spekulimet.

28-vjeçari thuhet se është në prag të largimit pas raporteve që ‘Los Blancos’ janë afër nënshkrimit me adoleshentin e AS Monacos, Kylian Mbappe, transmeton portali arbresh.info.

“Jam thjeshtë i fokusuar në futbollin tim dhe nuk jam duke dëgjuar asgjë”, tha fillimisht Bale pas ndeshjes së fituar 2 me 1 ndaj Manchester United.

“Nuk jam duke lexuar asgjë megjithëse njerëzit e afërt më tregojnë rreth këtyre. Jam duke shijuar futbollin dhe jam duke luajtur sa më shumë që është e mundur për të fituar torfe”

Bale ka shënuar 67 gola brenda 151 paraqitjeve te Madridi./arbresh.info

Të ngjashme