Gareth Bale gjen zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos në Real Madrid

20:43 | 28 Janar 2018
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale i ka thënë klubit të nënshkruaj me talentin e ri të Tottenhamit, Dele Alli, si një zëvendësues të Cristiano Ronaldos pa marrë parasysh çmimin e tij apo diçka tjetër.

Anësori uellsian ka gjetur më shpesh vetën si pjesë e formacionit startues në skuadër qysh pas rikuperimit të tij nga lëndimi, transmeton portali arbresh.info. Ish ylli i “Spursve” ka shënuar katër gola brenda katër paraqitjeve të tij të fundit, përfshirë dy golat në fitoren e thellë 7 me 1 të Real Madridit kundër Deportivo La Corunas.

Thuhet se Gareth Bale ishte i përgatitur për tu larguar nga Bernabeu për një rikthim befasues në Premierë Ligë. Por, derisa Cristiano Ronaldo po vazhdon të shuhet këtë sezon, Gareth Bale përfundimisht ka nuhatur mundësinë për të qenë lojtari kryesor i skuadrës.

Si rezultat i kësaj, ai raportohet se ka këshilluar nga presidenti Florentino Perez që të përpiqet të nënshkruaj gjatë verës me një superyll. Bazuar në ‘Don Balon’, Bale i ka thënë klubit ta rrëmbej sërish ish klubin e tij për të nënshkruar me yllin e shumëvlerësuar Dele Alli, transmeton portali arbresh.info.

Zinedine Zidane është i vendosur gjithashtu të bëjë ndryshme të mëdha taktike në skuadër gjatë verës, gjë që mund të bëjë që një pjesë e madhe e lojtarëve të skuadrës të ndikohen gjithashtu.

Shumë yje botëror kanë qenë duke u kërkuar nga fituesi i Ligës së Kampionëve, përfshirë Eden Hazardin e Chelseat, portierin De Gea të Manchester United dhe sulmuesin kryesor të Tottenhamit, Harry Kanen.

Por, Bale beson që Dele Alli, 21-vjeçar, është njeriu perfekt për formacionin 4-3-3 të Zinedine Zidanes./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Të ngjashme