Zinedine Zidane është i vetëdijshëm se do të ketë shumë dilema kur do t’i duhet të zgjedhë formacionin për finalen e Champions League kundër Liverpool, pasi disa nga lojtarët “merenges”, me Gareth Bale në krye, shkëlqyen gjatë fitores 6-0 ndaj Celta Vigo në fundjavë.
Jo vetëm Bale, i cili shënoi dy gola, shtatë në nëntë ndeshjet e fundit, por edhe Isco luajti një ndeshje shumë cilësore.
“Eshtë më mirë që të kesh shumë zgjidhje, sesa pak alternativa, por me siguri do të kem dhimbje koke dhe do të mendohem gjatë për të përcaktuar 11 futbollistët që do ta nisin nga minuta e parë ndeshjen kundër Liverpool, – tha Zidane. – Ndaj Celta bëmë një ndeshje të madh. Ne u treguam profesionistë, shënuam gjashtë gola dhe luajtëm një futboll me të vërtetë cilësor që na bën optimistë.”
Bale është kritikuar shpesh gjatë këtij sezoni, por këtë herë tifozët e Real Madrid u ngritën në këmbë duke e duartrokitur, në momentin e zëvendësimit në minutën e 71-të. Uellsiani ka shënuar 15 gola në këtë sezon.
“Ai është shumë i aftë dhe këtë e tregoi sërish, – shtoi Zidane. – Ndaj Celta bëri gjithçka mirë. Jam shumë i lumtur për të. Kryesorja është që në prag të finales futbollistët e mi vijnë në formën ideale.”
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...