Ylli i Real Madridit, Gareth Bale thuhet se ka arritur “një marrëveshje të pashkruar” për t’i bashkua Manchester United këtë verë, por vetëm në rast se ata sigurojnë kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
27-vjeçari ka pasur problem me lëndime këtë sezon, gjë që edhe limitoi atë në fushë duke bërë vetëm 26 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info. Edhe pse ka arritur të shënojë nëntë gola dhe të krijojë pesë asistime gjatë kësaj kohe, ndikimi i tij nuk ka qenë i mjaftueshëm ashtu siç ka shpresuar gjiganti spanjoll.
Sipas një raporti nga gazeta ‘Diario Gol’, Manchester United ka shfaqur interesim të madh dhe vazhdon të monitoroj situatën e uellsianit duke shtuar madje se sulmuesi ka arritur “një marrëveshje të pashkruar” me trajnerin Jose Mourinho rreth transferimit në ‘Old Trafford’.
Megjithatë, transferimi i pritje këtë verë te skuadra në Premierë Ligë thuhet se mund të ndodhë vetëm nëse “Djajtë e Kuq” kualifikohen në Ligë të Kampionëve, rrugë të cilën ata shpresojnë më shumë ta arrijnë përmes triumfit në Evropa Ligë./arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet