Ka përfunduar gara e FIBA 3×3 Prishtina Challenger, që u zhvillua gjatë fundjavës në kryeqytetin e Kosovës.
Dy ditë me spektakël të streetbollit dhe muzikës, Prishtina ishte në qendër të vëmendjes me një turne madhor dhe spektakolar.
Kjo garë u organizua nga 3×3 Prishtina, në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
14 skuadra morën pjesë, fillimisht në grupe, më pas në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja, që ishte shumë dramatike mes Antwerp të Belgjikës dhe Friburg të
Zvicrës, ku belgët triumfuan pas vazhdimeve 18:17.
Antwerp, Friburgu dhe Amsterdami u kualifikuan për Masters në Debrecen më 27-28 gusht 2022.
Renditja
Antwerp (BEL)
Friburg (ZVI)
Amsterdam (HOL)
Vienna (AUT)
Dusseldorf LFDY (GJER)
Top shënuesit:
Thibaut Vervoort (Antwerp, BEL) 46 pikë
Jonathan Dubas (Fribourg, ZVI) 40
Jonathan Kazadi (Friburg, ZVI) 31
Nick Celis (Antwerp, BEL) 27
Matthias Linortner (Vienna, AUT) 27/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...