Google ADS

Gardiani i Kuqezinjve zyrtarizohet tek skuadra e re

17:16 | 29 Gusht 2023
KRG

Etrit Berisha, do të vijojë karrierën tek Empoli.

Portieri i kombëtares ishte së fundmi pjesë e Torinos, por përfundoi jashtë projektit të klubit “Granata” dhe trajnerit Ivan Juric, e në këtë formë zgjidhi një tjetër destinacion për karrierën e tij.

Klubi i Empolit nëpërmjet rrjeteve sociale zyrtarizoi Berishën i cili menjëherë do të vendoset në dispozicion të trajnerit Paolo Zanetti ndërsa portieri i kombëtares firmosi një kontratë njëvjeçare.

Vendin e titullarit, Berisha do ta diskutojë me Samuele Parisan duke qenë se Elia Caprile u dëmtua para pak ditësh. 34-vjeçari në skuadrën e re do të gjejë edhe dy futbollistë shqiptarë si Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi./SS

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme