Sekretari i Federatës së Boksit (FBoxK), Latif Demolli, ka thënë se garat në boks do zhvillohen në fund të muajit qershor ose në fillim të muajit korrik.
Demolli në një intervistë për arbresh.info, konfirmoi se me 1 dhe 2 qershor do zhvillohen garat në klube, ndërsa përgatitjet grupore do nisin në fund të muajit qershor.
“Para tri ditëve kemi mbajtur një mbledhje me anëtarët e bordit në mënyrë elektronike dhe kemi vendosur me 1 dhe 2 qershor të fillojnë garat nëpër klube, kurse sa i përket boksierëve dhe boksiereve qysh nga fundi i muajit qershor do i dërgojmë në përgatitje të përbashkët në grupe, duhet cekur se kemi bërë plan programin e ushtrimeve ku se pari do jetë grupi i seniorëve, pastaj të rinjve dhe i femrave”, theksoi ai.
Demolli gjithashtu ka konfirmuar se ende asnjë turnir nuk është anuluar, por të gjithë janë shtyrë, ndërsa turniri i parë që do zhvillohet do jetë Lah Nimani.
“Asnjë turniri nuk është anuluar deri me tani vetëm i kemi shtyrë. Mendojmë që garat t’i fillojmë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut me turnin Lah Nimani. Siç e dimë është turnin ndërkombëtar, por nëse hapen kufijtë me shtetet fqinjë siç është Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, do i ftojmë ka dy tre boksierë nga këto shtete dhe do e bëjmë turnir ndërkombëtarë, ose do ta bëjmë turnirin me boksierët tanë”, tha Demolli.
Ish boksieri gjithashtu beson se kjo pandemi ka ndikuar në formën e boksierëve dhe boksiereve, andaj të gjitha përgatitjet do nisin nga zero.
“Do fillojmë nga zero, në fillim do bëjmë përgatitjet bazike në lartësinë mbidetare 1000 deri në 1200 metra, ku më shumë do shikojmë forcën dhe konduksionin fizik, për arsye se kjo pandemi ka ndikuar në formën e boksierëve”, theksoi ai.
Në fund Demolli, zbuloi se kampionati botëror për moshën 17-18 vjeçare do zhvillohet me 2-9 nëntor, ndërsa ende nuk është caktuar data mbi atë evropian.
“Sa i përket Federatës botërorë AIBA, na ka dërguar letër që 2 deri me 9 nëntor në Keds të Polonisë do jetë kampionati botëror për 17-18 vjeçar, kurse sa i përket kampionatit evropian me 20 qershor na kanë paralajmëruar se do e bëjnë plan programin e ri dhe atëherë do e përputhim kalendarin e Evropës me tonin dhe do vazhdojmë garat si më parë”, përfundoi Demolli.
Kujtojmë se boksierja Donika Sadiku, është afër që të fitojë të drejtën për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do zhvillohen në vitin e ardhshëm./E.Bytyqi/arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/236850150943635/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...