David Alaba ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën e tij në Bayern Munich.
Manchester United dhe Chelsea janë dy klubet të cilat kanë hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit, David Alaba raporton Daily Express, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi austriak po kërkohet nga shumë klube, në mesin e tyre raportohet të jetë edhe Real Madrid, si një zëvendësim ideal i qendërmbrojtësit Sergio Ramos.
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge ka bërë të ditur se koha e Alaba te klubi i tyre ka mbaruar, pasi që këta të fundit kanë dështuar për të arritur marrëveshje të re me lojtarin.
Duke pasur parasysh faktin që kontrata e Alaba përfundon në verën e vitit të ardhshëm, ai mund të largohet si transferim i lirë dhe pikërisht për këtë arsye Chelsea dhe Manchester United janë futur në garë për të siguruar shëbrimet e tij.
Alaba ishte njëri prej lojtarëve kryesor të klubit bavarez në fitimin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...