Janë metrat e fundit të “garës”. Luixhi De Kanio dhe Kristian Panuçi po presin prerjen e finishit për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit.
Java e ardhshme, pritet që të vendosë përfundimisht për pasuesin e Xhani De Biazit.
“Panorama Sport”, ka mësuar se Panuçi, gjatë ditëve të fundit, ka parakaluar De Kanion dhe është më pranë stolit të kuqezinjve.
Dilemat për teknikun e ri kanë qenë të ndara mes një kandidati që do të kishte eksperiencë të mjaftueshme apo një tekniku që ka pasur karrierë brilante në futbollin e luajtur dhe numëron më pak ekipe të drejtuara. Profilin e këtij të fundit ka pasur edhe Panuçi.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares italiane ka qenë një nga “nxënësit” më të besuar të Fabio Kapelos. Ky i fundit e ka pasur Panuçin në skuadër edhe kohët e fundit në drejtimin e Rusisë, në rolin e ndihmëstrajnerit. Jo vetëm kaq, por edhe motivimi maksimal për të marrë një skuadër Kombëtare, e ka mbajtur Panuçin në garë si pretendent për stolin.
Ai, gjithashtu ka pranuar një pagë fare të ulët në krahasim me kandidatët e tjerë. Megjithëse, eksperienca e ish-trajnerit të Napolit kanë bërë De Kanion që të shihej me më tepër prioritet nga Armand Duka dhe FSHF, Panuçi duket se “po merr krahun” dhe pritet që të pasojë De Biazin në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje