Gara për Topin e Artë: Benzema parakalon Lewandowskin në renditjen për çmimin presitigjioz

11:33 | 12 Prill 2022
Artan Maliqi

Me gjithë polemikat dhe kritikat që gjeneron, Topi i Artë mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futbollin botëror dhe gara për të fituar çmimin e vitit 2022 po vazhdon të jetë e nxehtë.

France Football njoftoi në mars se rregullat për votimin në çmimin presitigjioz kanë ndryshuar, me kryesorja që çmimi do të bazohet në performancat gjatë një sezoni të vetëm, në vend të një viti kalendarik.

Kjo do të thotë se paraqitjet në Kupën e Botës 2022, e cila do të nisë në nëntor, nuk do të merren parasysh këtë vit dhe në vend të kësaj do të gjykohen kur të fillojë votimi për Topin e Artë të vitit 2023.

Rëndësia që u jepet trofeve (rasti i Jorginhos) është larguar gjithashtu, që do të thotë se çmimi duhet të pasqyrojë futbollistët më të mirë nga çdo sezon, në vend të atyre që ngrenë më shumë trofe, raporton Goal.com.

Me gjithë këtë në mendje, dhe me kampionin në fuqi Lionel Messin në gjueti për një Top të tetë të Artë, kush mban më shumë përparësi në betejën e sivjetme për Topin e Artë teksa ajo hyn në muajt e fundit të saj?

Lista që përditësohet nga Goal.com javë pas jave, nxjerr Benzeman në vendin e parë dhe Lewandowskin në të dytin:

2# Robert Lewandowski (Bayern Munich)
Herën e fundit: 1

Në 2021-22: 52 gola, tetë asistime. Fitoi DFL-Superkup.

Lewandowski do të duhet të shënojë më shumë gola që Bayern të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi u bllokua nga Villarreal në ndeshjen e parë çerekfinale në Spanjë.

1# Karim Benzema (Real Madrid)
Hera e fundit: 2

Në 2021-22: 40 gola, 13 asistime. Fitoi Ligën e Kombeve & Superkupën e Spanjës.

Jo që nga Zinedine Zidane në vitin 1998, një francez nuk ka fituar çmimin prestigjioz të France Football, por Benzema e ka vendosur veten fort në garën për çmimin e vitit 2022. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme