Google ADS

Gara për titull në Bundesligë vendoset sot, Dortmundit i duhet vetëm fitorja

08:14 | 27 Maj 2023
K.B

Dortmundi dhe Bayerni sot luajnë xhiron më interesante të sezonit, pasi janë në garë direkte për titull.

Dortmundit që përballë do ta ketë Mainzin i duhet vetëm fitorja për ta siguruar vendin e parë në tabelë, ku diferenca me Bayernin është vetëm dy pikë.

Çdo rezultat tjetër i Dortmundit do t’i shkonte për shtati Bayernit i cili do të jetë mysafir i Kolnit

Bayerni dështoi në xhiron e fundit që të marrë pikë të plota nga takimi me Leipzigun, të cilin e humbi me rezultat 3-1.

Të gjitha ndeshjet sot në Bundesligë do të nisin nga ora 15:30./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme