Gara për Këpucën e Artë: Immobile barazohet me Lewandowskin

22:58 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Gara për Këpucën e Artë vazhdon të jetë e ashpër këtë sezon.

Ciro Immobile me tri gola të shënuara në fitoren 1:5 kundër Hellas Veronas, ka shkuar në 34 gola këtë sezon në Serie A.

34 gola këtë sezon ka shënuar edhe ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, por Immobile tani shihet si favorit, pasi ka edhe dy ndeshje tjetra për t’i zhvilluar me Lazion në Serie A.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme