Google ADS

Gara për Cavanin bëhet edhe më e madhe, i bashkohet Arsenal

14:36 | 7 Janar 2020
Arbresh Info

Spekulimet për transferimin e sulmuesit, Edinson Cavani te Arsenali mund të bëhet i vërtetë, pasi “Topçinjtë” kanë bërë një ofertë.

Uruguaniani është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave” në afatin e janarit dhe “Emirates” mund të jetë destinacioni i radhës, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raportimeve franceze, Arsenal i është bashkuar garës për Cavanin, i cili ka oferta të ndryshëm nga gjigantët evropianë.

Favoriti për të transferuar Cavanin mbetet Atletico Madrid, mirëpo ende nuk ka ndodhur asgjë zyrtare.

32-vjeçari gjatë karrierës së tij ka treguar se është shumë i rrezikshëm në sulm./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme