Gani Sejdiu zbulon synimet e KF Drenicës

12:43 | 5 Janar 2020
Arbresh Info

Synimet e KF Drenicës është të mbajë pozitën e tanishme në tabelë dhe të bëjë më të mirën në Kupën e Kosovës.

Kështu është shprehur, trajneri më i ri i Drenicës, Gani Sejdiu. Sipas tij gara për titullin e kampionit për këtë sezon ka përfunduar.

Sejdiu për portalin arbresh.info, deklaroi se stërvitjet do të fillojnë nesër te stadiumi kryesor, ndërsa stërvitjet e tjera do zhvillohen në Skenderaj.

“Stërvitjen do të fillojmë nesër me datën gjashtë janar 2020. Fillimisht takimi është në stadiumin kryesorë pastaj te stadiumi ndihmës me bari sintetik në Skenderaj. Në këtë kohë do ti mbajë aty stërvitjet për të ruajtur fushën me bari sintetik” , deklaroi ai.

Ndërsa, tekniku mitrovicas tha se gara për titullin e kampionit ka përfunduar këtë sezon, derisa synimi kryesorë është të mos i afrohen zonës së rrezikshme dhe të bëjnë më të mirën në Kupën e Kosovës.

“Synimet e klubit janë ruajtja e këtij pozicioni që është sepse objektiva më të larta nuk mundet me pas këtë sezon, sepse dihet që ekipet që luftojnë për titull janë larg me dallim të pikëve”, tha ai.

“Objektivat me majtë këtë pozicion, mos me u rreziku sepse klubi nuk është komodë me ato pikë që i ka nga zona që rrezikohet, pasi dihet që katër ekipe bien direkt. Synim tjetër është ndjekja e kupës, nëse na jepet mundësia”, vazhdoi Sejdiu.

Në fund, Sejdiu dha mendimin se kush do ta fitojë titullin. Ai beson që Ballkani është kandidati kryesorë, pasi ka cilësi të madhe në skuadër dhe ka transferuar disa lojtarë mjaftë të mirë.

“Në mendimin tim, gjasat më të mëdha edhe në bazë të kontunitetit dhe formës që ka treguar dhe cilësisë është Ballkani, por edhe transferimet e reja, pasi janë jashtëzakonisht shumë cilësore dhe në bazë tyre, unë mendoj që Ballkani është skuadra kryesorë për titull këtë kampionat”, përfundoi tekniku mitrovicas.

Drenica e mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e gjashtë me 24 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme