Google ADS

Gameiro ia dedikon tri golat gjyshes së tij

16:41 | 18 Shkurt 2017
Arbresh Info

Kevin Gameiro i ka dedikuar gjyshes së tij super hat-tricun e shënuar në ndeshjen e fituar të Atleticos me rezultat 4 me 1 ndaj Sporting Gijonit.

“Golat janë të dedikuara për gjyshen time. Ne e humbën atë këtë javë dhe kam menduar shumë për të. Këto tri gola janë për të”, tha sulmuesi i gjigantit spanjoll pas ndeshjes të së shtunës, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Sporting 1:4 Atletico, notat e lojtarëve (Foto)

“Ne punuam shumë për të qenë të gatshëm për 90 minuta. Ne e dimë që mund të fitojmë ndeshjet edhe në minutat e fundit, ne e kemi bërë këtë disa herë, por është e vërtetë që ne duhet të nisim ndeshjet më mirë në mënyrë që të jemi më të relaksuar”, shtoi ai./arbresh.info

Të ngjashme