Google ADS

“GAME OVER” Barcelonë!

22:44 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

PSG ka regjistruar padyshim fitoren më të madhe në histori të klubit.

Skuadra kampione e Francës në ‘Parkun e Princave’ në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka mposhtur 4:0 Barcelonën, në një ndeshje që e dominuan në tërësi nga fillimi deri në fund.

Barcelona që konsiderohej favorite e kësaj gare, ka pësuar humbjen më të thellë viteve të fundit, duke humbur pothuajse gjitha mundësitë për të kaluar në fazën tjetër.

PSG pati një pjesë të parë të jashtëzakonshme, me mundësi të mira shënimi, nga ku ia doli t’i shënojë dy nga ato.

Angel Di Maria në minutën e 18-të, me një super-gol nga gjuajtja e lirë, kaloi vendasit francez në epërsi.

Loja e mirë e PSG vazhdojë edhe në pjesën e mbetur të pjesës së parë, ku në minutën e 40-të, dyfishoi epërsinë me anë të Draxler.

PSG e nisi mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar një tjetër gol të bukur me anë të Di Maria në minutën e 55-të, për 3:0.

Goditjen përfundimtare, Barcelona e mori në minutën e 72-të, kur Cavani shënoi për 4:0

http://www.dailymotion.com/video/x5bsv5r_edinson-cavani-goal-hd-psg-4-0-barcelona-14-02-2017-hd_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5bsu0y_angel-di-maria-2nd-goal-hd-psg-3-0-barcelona-14-02-2017-hd_sport

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme