La Galaxy thuhet se është duke kërkuar nënshkrimin me sulmuesin e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, të cilin edhe synon ta bëjë lojtarin më të paguar në historinë e MLS-së.
Bazuar në raportet nga mediat angleze, superylli brazilian Kaka aktualisht mban këtë rekord për pagën më të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke fituar 6 milionë funta në vit nga Orlando City, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic fiton 220.000 funta në javë tek klubi në ‘Old Trafford’ dhe Galaxy thuhet se do i ofroj atij edhe më shumë në përpjekje për të siguruar transferimin.
Sulmuesi suedez fiton 11.44 milionë funta gjatë një viti, gjë që do thotë se Galaxy duhet të thyej rekordin e pagave në MLS duke ofruar më shumë se 5.44 milionë funta për të siguruar transferimin e 35-vjeçarit.
Kontrata aktuale e Ibras në United skadon në muajin qershor të këtij viti që do të thotë se Galaxy ka mundsi edhe të transferoj atë falas. Megjithatë, trajneri Jose Mourinho ka kërkuar që t’i vazhdohet marrëveshja suedezit pas performancave të shkëlqyera në sezonin debutues të tij në Premierë Ligë.
Zlatan ka shënuar 15 gola dhe ka bërë katër asistime brenda 25 paraqitjeve në ligën angleze duke u bërë njëri nga lojtarët kyç të Jose Mourinhos./arbresh.info
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë