Gatalasaray është afër të sigurojë shërbimet e sulmuesit kosovar Milot Rashica nga Norwich City.
Rashica ishte në top formë edicionin e kaluar, duke fituar edhe një vend në formacionin më të mirë të vitit, si dhe ndihmuar Galatan ta fitojë titullin kampion.
Sidoqoftë, meqenëse ishte huazim pa opsion blerje, kosovari u detyrua të rikthehet te Norwich City por dëshira e madhe raportohet që është gjiganti turk.
Gazetari turk Yagiz Saboncouglu raporton se Galatasaray është duke vazhduar kontaktet me Norwich Cityn, me shpresën që të gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’ në kartonin e lojtarit.
“Galatasaray intensifikoi kontaktet zyrtare me Norwich për të përfunduar transferimin e Milot Rashicës”, shkroi ai.
Galatasaray, Milot Rashica transferini tamamlamak için Norwich ile olan resmi temaslarını sıklaştırdı.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) July 27, 2023
Ndërkohë, gazetari tjetër Ertan Suzgun raportoi se klubi turk tashmë ka marrëveshje personale me Rashicën dhe që Erden Timur ka udhëtuar për në Angli që ta bind klubin e Championshipit.
“Galatasaray ka arritur marrëveshje me Milot Rashicën. Erden Timur, që ka shkuar në Mançester është duke provuar ta bind Norwich Cityn për çmimin e transferimit”.
Me një nënshkrim të mundshëm të Rashicës, Galata do të krijonte një sulm fantastik me Wilfried Zahan dhe Mauro Icardin.
Kujtojmë, gjiganti turk është duke tentuar edhe të hyjë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku në rrethin e dytë kualifikues ka përballë Zalgirisin.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç