Victor Osimhen ishte shumë i kërkuar në afatin kalimtar veror nga top klubet evropiane, por në fund ai përfundoi si i huazuar te Galatasaray.
Kampioni në fuqi i Turqisë, po bën përpjekje serioze për të nënshkruar me Victor Osimhen në verë pas fillimit të tij të shkëlqyer të jetës në futbollin turk, raporton Florian Plettenberg.
Osimhen ka një klauzolë që i lejon atij të largohet nga Galatasaray në janar, ku aktualisht është në huazim nga Napoli. Por sulmuesi ka dalë për të deklaruar kategorikisht se nuk do të largohet deri në fund të sezonit.
Gazetari gjerman Florian Plettenberg shton se bisedimet fillestare tashmë janë zhvilluar midis Galatasarayt dhe Napolit për një marrëveshje të përhershme për Osimhen.
25-vjeçari Osimhen ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar katër asistime në nëntë ndeshjet e tij të para për gjigantin turk. Kjo formë e pasur e ka parë atë të vendoset si një favorit i fortë i tifozëve në mesin e kampionëve në fuqi të Turqisë.
Ekipet si Chelsea, Arsenal, PSG dhe një mori klubesh saudite thuhet se mbeten të interesuara për nënshkrimin e Osimhen që vjen verën e ardhshme.
Megjithatë kampionët e Turqisë janë të vendosur të thyejnë rekordin e transferimeve në futbollin turk duke paguar 75 milionë euro për nënshkrimin e përhershëm të Osimhen nga Napoli. /Telegrafi/
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...